Vatikani arreston dy persona për publikimin e dokumenteve sekrete

Bota

vatikaniVatikani të hënën njoftoi se janë arrestuar dy persona për publikimin e dokumenteve konfidenciale të Selisë së Shenjtë.

Personat e arrestuar janë Francesca Chaouqui dhe Imzot Lucio Angel Vallejo Balda, theksoi Zyra e prokurorit të Vatikanit. Monsinjor është punonjës i Vatikanit, ndërsa Chaouqui anëtare e komisionit të formuar në vitin 2013 nga Papa Françesku me qëllim të zbatimit të reformave financiare të Selisë së Shenjtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zëdhënësi i Vatikanit tha se Monsinjor Vallejo Balda është në burg, ndërsa Chaouqui është lejuar të mbrohet në liri për se ajo kishte bashkëpunuar gjatë hetimit.

ME TE LEXUARAT