Vajza shqiptare i kërkon 20 mijë euro ‘dëmshpërblim’ të dashurit italian

Aktualitet

policia italianeNjë 28-vjeçare kërkonte nga i dashuri i saj biznesmen 20 mijë euro për ndërprerjen e marrëdhënies. Shqiptarja kishte “punësuar” dy persona për t’i bërë presion ish-të dashurit të saj, i cili mesa duket e kishte braktisur.

Dy miq të saj njëri 31 dhe tjetri 25 vjeç ushtruar dhunë fizike ndaj italianit duke i kërkuar që të paguajë 20 mijë euro si “dëmshpërblim” për prishjen e lidhjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy agresorët u hoqën si policë dhe pasi e ndaluar për një kontroll, e sulmuan me grushte dhe shkelma biznesmenin duke e bërë për spital 37-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në Torino në fund të muajit tetor.

Ndërsa me 21 nëntor, ata i kanë dërguar një pako me katër plumba dhe një bombë molotov. Ata e kanë kërcënuar italianin se nëse nuk paguante shumën e kërkuar do t’i tregonin bashkëshortes për lidhjen e fshehtë.

“Nëse nuk paguan do t’i tregojmë gjithçka familjes tënde”, e kërcënuan dy agresorët biznesmenin.

Babai i dy fëmijëve ka bërë denoncim në policië, çka ka sjellë dhe arrestimin e shqiptares dhe dy personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

ME TE LEXUARAT