Turqia: Do punojmë për uljen e tensioneve me Rusinë

Aktualitet

davutogluuKryeministri turk Ahmet Davutoglu ka thënë se Ankaraja "do të punojë me Rusinë dhe aleatët tanë për të qetësuar tensionet" pasi Turqia ka rrëzuar një aeroplan rus.

Duke shkruar në gazetën e Britanisë së Madhe, Times, Davutoglu theksoi se lufta kundër Shtetit Islamik është prioriteti kryesor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ai gjithashtu tha se Turqia duhet të mbrojë sovranitetin e saj.

Rusia thotë se avionët luftarak turk F-16, kanë rrëzuar një aeroplan bombardues rus SU-24, mbi Sirinë të martën.

Turqia thotë se sulmuesi ka shkelur hapësirën ajrore të saj.

Aeroplani u rrëzua në një zonë malore, të mbajtur nga rebelët në afërsi të kufirit turk.

Njëri, nga dy pilotët rusë u vra me armë zjarri, ndërsa piloti tjetër është shpëtuar nga forcat speciale ruse dhe siriane.

Tensionet janë përshkallëzuar ashpër midis Ankarasë dhe Moskës lidhur me incidentin, me paralajmërim e presidentit rus Vladimir Putin, për "pasoja të rënda."

Të enjten, ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e Turqisë se ajo nuk e di se aeroplani i rrëzuar ishte rus.

ME TE LEXUARAT