Transportonin emigrantë nga Franca në Angli, bie në pranga grupi i shqiptarëve

Aktualitet

gomoneEmigrantët gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të udhëtuar nga brigjet e Francës drejt Britanisë së Madhe.

Krahas udhëtimit të fshehur në kamionë dhe trena, një “rrugë” tjetër është zbuluar ditët e fundit dhe organizatorët e kësaj linje trafiku janë një grup shqiptarësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i një peshkatari francez në brigjet e Kentit, në Britaninë e Madhe, ka zbuluar edhe rrugën e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Francezi David Turpin është parë në jug të Anglisë, pak kohë pasi kishte zbritur në breg një grup emigrantësh të sjellë nga zona e Calais, në Francë.

Ai u dallua fillimisht nga banorët, të cilëve, në mënyrë që t’i fshihnin gomonen, u ofroi 2800 stërlina. Ai ka thënë se ishte thjesht peshkatar dhe kishte humbur në det.

Por deklarata e tij nuk justifikonte 16 jelekë shpëtimi të gjetur në gomone dhe as koston prej 40 mijë sterlinash të kësaj të fundit.

Turpin u arrestua pak ditë më parë në Dunkirk së bashku me pesë persona të tjerë, të cilët akuzohen si pjesëtarë të një rrjeti të gjerë trafikimi, që drejtohet nga disa shqiptarë, raporton “Daily Mail”. Autoritetet franceze e kanë vënë në pranga më 1 nëntor, pas një hetimi disamujor të aktivitetit të tij.

Dyshohet se emigrantët paguanin 10-12 mijë sterlina për një udhëtim të tillë. Turpin mendohet se e ka bërë këtë rrugë për disa muaj me radhë.

ME TE LEXUARAT