Tiranë, gropa rrezikon pallatin, evakuohen 34 familje, në kërkim ndërtuesi

Aktualitet

gropaaaNjë numër prej 34 familjesh janë evakuar nga banesat e tyre në zonën e Selitë, pasi hapja e një grope për ndërtim pallati ka vënë në rrezik sigurinë e banesave.

farkeee“Më datë 28.11.2015,  në Selitë e Vogël, tek xhamia është hapur një gropë për ndërtimi pallati, e cila nga rreshjet e shumta rrezikohet të shëmbet pallati pranë”, bën me dije policia.

Sipas saj, nga ana e Ministrisë së Brendshme është ngritur gjithashtu shtabi i emergjences për vlerësime situatës dhe veprimeve të metejshme.

“Policia ka bere evakuimin e 34 familjeve në total, e nisur që  në datë 26.11.2015, dhe ditën e sotme është bëre evakuimi i 7 familjeve të fundit, të cilët jetonin në këtë pallat”, theksohet në deklaratën e policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet zyrtare thanë se gjithashtu është shpallur në kërkim menaxheri i ndërtimit të këtij pallati shtetasi me iniciale B.H, për mos respektim të rregullave të ndërtimit.

“Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, ka thënë policia.

ME TE LEXUARAT