Stamboll, Josa: Skënderbeu do të luajë më lirshëm sesa Beshiktashi

Sport

josaTrajneri i ekipit të Skënderbeut, Mirel Josa, para ndeshjes që do të luhet sonte në kuadër të grupit H në Ligën Evropiane të UEFA-s me ekipin turk të Beshiktashit, deklaroi se ekipi i tij do të luante më lirshëm sesa kundërshtari, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

”Beshiktashi është ekip i fortë dhe i duhet të ndodhet në një vend më të mirë në grup”, shtoi ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Fitorja me Sportig Lisbonën ka hapur një rrugë para nesh. E rëndësishme është përpjekja që do të reflektojnë lojtarët në ndeshjen e sotme. Qëllimi ynë është të marrim rezultate të mira në grup. Për këtë arsye nuk ndihemi nën presion. Mendoj se kundër Beshiktashit do të luajmë më lirshëm”, tha Josa.

“Beshiktashi ka lojtarë shumë të mirë. Ka një ekip që organizohet shpejt dhe që përpiqet të zotërojë topin. Ndër të tjera ne do të luajmë edhe para një tifozerie të mirë. Për këtë jemi shumë të lumtur. Mendoj se futbollistët në këtë situatë mund të prezantojnë një lojë më të mirë”, shtoi trajneri i Skënderbeut.

Ndeshjen mes Skënderbeut dhe Beshiktashit do ta gjykojë Pawel Gil nga Federata polake e Futbollit. Ndihmësit e Pawel Gilit do të jenë Piot Sadczuk dhe Marcin Borkowski. Gjyqtari i katërt i ndeshjes do të jetë Konrad Sapela, ndërsa gjyqtarët shtesë do të jenë Bartosz Frankowski dhe Krzysztof Jakubik.

ME TE LEXUARAT