Smith synon të futet në politikë

Soft

gruaja-smithAktori i famshëm amerikan, Will Smith, ka shprehur dëshirën e tij për të hyrë në politikë në të ardhmen.

Pas shumë roleve me alienë, robotë, zombi, vallëzim e sport, Smith synon të futet në politikë “për të ndihmuar botën”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jam njeri ambicioz. Nëse e shoh një mal, më duhet ta kaloj. Nuk jam person që mund të rri në një vend shumë gjatë. Andaj jam duke e shikuar mundësinë që të jem i dobishëm në botë. Kështu ka shpresuar gjyshja ime, që do të bëhesha i dobishëm për njerëzit në jetë. Dhe, duke parë politikën, mendoj se në të ardhmen mund të ketë vend për mua. Mund të ju nevojitem. Është viti i parë që jam i zemëruar aq shumë sa që nuk mund të fle. Andaj po mendoj që në të ardhmen e afërt, të ngre zërin në një mënyrë tjetër”, ka thënë ai për “Hollywood Reporter”, transmeton koha.net.

Smith më parë kishte bërë shaka kur Barack Obama ishte përzgjedhur president i ShBA-së. “Doja të isha unë presidenti i parë me ngjyrë”, kishte thënë ai atëherë.

Filmi i ardhshëm i Smithit, “Concussion”, publikohet muajin e ardhshëm.

ME TE LEXUARAT