“Shuhen” fondet buxhetore për rrugët

Aktualitet

gr.Në buxhetin e vitit 2016 qeveria i shkurtoi me 40 për qind fondet për transportin rrugor duke i çuar ato në nivelin më të ulët të dekadës, edhe pse Ministra e Transportit në wbin e saj zyrtar ka shpallur se nevojat për investimet në infrastrukturën e evendit për ta sjellë atë në gjendje normale janë më shumë se 2.5 miliardë euro.

Në projektbuxhetin 2016 fondi i dedikuar transportit rrugor është vetëm 12 miliardë lekë nga të cilat pak më shumë se 8 miliardë janë financime të huaja. Por duke marrë në konsideratë faktin se financimet e huaja në infrastrakturë nuk janë ezauruar më shumë se 40 për qind, fondi dedikuar transportit rrugor nuk është i mjafueshëm as për mirëmbajtjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Precedentët kanë treguar se investimet në përmirësimin e infrastrukturës fizike japin ndikim direkt në rritjen ekonomike. Kjo është provuar me ndërtimin e akseve të reja që lidhin pikat kufitare të vendit me zonat më të pëlqyera të turizmit, që ndikuan në një rritje të fortë të sektorëve të ndërtimit dhe shërbimve mbi të cilët u mbështet rritja ekonomike në dekadën e shkuar. Por qeveria e re e pas 2013 duket se i ka zhvendosur thelbësisht fondet nga rruget.

Të shperndara në objekte të vogla dhe kryesisht në ristruktime, fondet publike dedikuar investimeve nuk kanë prodhuar këto tre vjet një produkt të dukshem për taksapaguesit.

Me 12 miliardë lekët të programuara për infrastrukturën rrugore, gjatë vitit 2016, ministria e Financave sqaron se, synohet ulja e ndjeshme e aksidenteve rrugore, duke përmirësuar sinjalistikën dhe mirëmbajtjen e njollave të zeza, si dhe përfundimin e punimeve në disa akse dhe segmente rrugore kryesore.

Produktet rrugore që synohen më 2016

  • Shtrirja më tej të procesit të dhënies me koncesion të mirëmbajtjes rrugore (pritet që të fillojë dhënia me koncesion e shërbimit të mirëmbajtjes së autostradës Milot-Rrëshen-Morinë, me gjatësi 115 km).
  • Vënien në eficiencë të rrugëve që lidhen me zonat turistike të vendit si: rrugët lidhëse me bregdetin Jug-Perëndimor (Llogara – Sarandë), Qafë Thanë – Lin – Pogradec – Tushemisht, rrugës së Valbonës (B.Curri – Margegaj – Dragobi – Valbonë), Gjinarit, Shishtavecit, etj.
  • Ndërtimin e rrugëve që lidhen me zonat kufitare, si: vazhdimi i punimeve për ndërtimin e rrugës Librazhd – Q.Studë – Ura e Çerenecit, Ersekë – Leskovik, etj.
  • Mbulimi me TVSH, kosto lokale dhe i shpronësimeve të projekteve me financim të huaj.
  • Me financim të huaj do vazhdojë realizimi i punimeve në projektet ndërtimore, si me poshtë: o Ndërtimi By Pass-it Fier 22 km dhe By Pass-it Vlorë 29 km (financime BERZH & BEI dhe delegacioni i BE); o Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, o Ndërtimi i By Pass-i Rrogozhinës. o Projekti i Bankës Botërore për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore (Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore kanë nënshkruar marrëveshjen e huasë prej 65.9 milionë eurosh, shumë e cila do të shkojë me qëllim mirëmbajtjen e dhe sigurinë në rrugë, që parashikon ruajtjen e aseteve rrugore, për të siguruar investimin e madh të Qeverisë shqiptare në rreth 1400 km rrugë që do të mirëmbahen me një standard të ri. Kjo hua është pjesë e një projekti që bashkëfinancohet edhe nga Qeveria Shqiptare me një vlerë prej 41.2 milionë euro. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe infrastrukturës nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe parashikohet të përfundojë më 31 Dhjetor 2021). o Risi është përfshirja e “Studim i fizibilitetit të autostradës Adriatiko – Joniane”, (Grant, për vitin 2016, janë parashikuar 100 milion lekë).
  • Ndër projektet e reja që parashikohen të zbatohen me financim të huaj (fillimi i vitit 2016), gjatë periudhës së PBA-së është: o Ndërtimi i rrugës së Arbërit (dhënia me koncesion e segmentit rrugor prej 27 km

MONITOR

ME TE LEXUARAT