Shkatërrohet banda shqiptare, trafikonte klandestinë në Francë-Angli

Aktualitet

gomone15Goditet nga policia britanike një grup kriminal që kryente trafik njerëzish me gomone nga brigjet e Francës në ato të Anglisë. Të përfshirë ishin një grup trafikantësh shqiptarë, tashmë të arrestuar nga policia franceze.

“Daily Mail”, që ka arritur të sigurojë fotot e një gomoneje, e cila kishte sjellë emigrantë në zonën e Kentit, në jug të Anglisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personi i rekrutuar për të ndërmarrë këtë operacion trafikimi është francezi David Turpin, i fotografur mbi gomone menjëherë sapo ka mbërritur në brigjet angleze.

Sipas “Daily Mail”, peshkatari francez Turpin besohet se sapo kishte sjellë një grup emigrantësh nga zona e Calais (Kale) në Francë, të cilët kishin paguar 10 mijë stërlina secili.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai tha se kishte ngatërruar rrugën gjatë natës në det dhe se gomonja i ishte prishur në zonën e Kentit.

Policia thotë se ai nuk dha sqarime për gjetjen e 16 jelekëve të shpëtimit, në gomonen që kushton 40 mijë stërlina. Po ashtu, francezi nuk dha shpjegime edhe për hartën elektronike të vijës së peshkimit, që ai kishte ndjekur.

Banorët e zonës së Kentit e gjetën peshkatarin të vetmuar, mbi gomone në breg të detit, moment që edhe e fotografuan atë. Ai u tha atyre se, ishte i gatshëm t’u paguante menjëherë 2.800 stërlina për ta fshehur gomonen, në mënyrë që ta merrte një ditë më pas.

Turpin u arrestua në zonën Dunkirk në Francë, së bashku me 5 perona të tjerë, të përfshirë në një rrjet trafikimi njerëzish të drejtuar nga shqiptarë.

Secili nga pjesëtarët e grupit të trafikantëve rrezikon të dënohet deri në 10 vite burg. David Turpin akuzohet se ka vënë në shërbim të trafikut gomonen e peshkimit. Policia franceze mendon se ai paguhej me 1.000 stërlina, për çdo person që çonte në Angli, ndërsa në momentin e arrestimit, kreut të këtij grupi trafikantësh iu gjetën të fshehura 90 mijë euro.

ME TE LEXUARAT