SHBA, disa shtete refuzojnë pranimin e refugjatëve sirianë

Bota

refugjatePas sulmeve të së premtes në Paris, shumë shtete amerikane nuk duan që të presin refugjatë sirianë, kjo për shkak të frikës se mes tyre ka terroristë nga radhët e ISIS.

Guvernatori i Miçiganit deklaroi se ka pezulluar vendimin për pranimin e refugjatëve deri në një shqyrtim të ri. Deklarata të njëjta kanë lëshuar edhe Alabama, Teksasi dhe dhjetëra shtete të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Miçigan deri më tani janë 200 sirianë, ndërsa Alabama nuk ka asnjë, por guvernatori i këtij shteti tha se nuk e ka ndërmend të rrezikojë jetët e njerëzve të tij duke pranuar refugjatë.

Alabama, Arizona, Arkansasi, Florida, Xhorxhia, Ilionis, Indiana, Ajoa, Luiziana, Masaçusets, Miçigani, Misisipi, Nju Hampshire, Karolina e Veriut, Ohajo, Teksasi dhe Uiskonsin janë shtetet që ju kanë thënë “jo” refugjatëve.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit ka ngritur pikëpyetje nëse vendime të tilla janë të ligjshme. Ndërsa, Presidenti Obama ka thënë se Amerika duhet t’ju shtrijë dorën e ndihmës refugjatëve që vijnë nga vendet e luftës.

“T’ua përplasim derën në fytyrë refugjatëve do të ishte kundër vlerave tona. Ne mund t’i mirëpresim ata për t’iu siguruar një jetë më të mirë dhe do t’u garantojmë siguri qytetarëve tanë. Ne mund t’i bëjmë të dyja”, deklaroi Obama.

ME TE LEXUARAT