Roberti shpërthen ndaj ndjekësve të Nora Istrefit, kërcënon me thyerje eshtrash

Showbiz

nora-robertiNjë foto e Nora Istrefit kur ka qenë e vogël, ka hapur debate në rrjete sociale dhe ka shkaktuar një zemërim të madh te bashkëshorti i saj, Robert Berisha, i cili i është kundërvënë komentuesve.

Gjithçka filloi kur një ndjekës i Norës shkroi një koment ku e krahasoi këngëtaren me një kineze, ndërsa e cilësoi si ‘më të keqen në foto’, ku këngëtarja shfaqej bashkë me disa fëmijë të tjerë.nora-koment-roberti

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Robertit që duket se i ka ardhur në majë të hundës me komentet negative për partneren e tij, i tha: “Nëse e ke jetën të keqe, s’ka nevojë të hysh në Instagram e të komentosh kështu…bëhu djalë i mirë se ti thyej eshtrat”.

Shumë nga dashamirësit e Norës e mbështetën Robertin, por kishte dhe nga ato që ‘guxuan’ ta kritikojnë dhe siç mund të mendohet, morën një përgjigje jo fort të pëlqyeshme.

“Mos u prek ti”, i shkroi dikush Robertit. “Tek e fundit ai qenka fëmijë. S’kanë rëndësi fjalët e tij. S’ka nevojë të shesësh trimëri me fëmijë”. Roberti ende i nervozuar e ironizoi komentin e tij si ‘shfrytëzim rasti për të komentuar pak’…

Një ndjekës tjetër i këngëtares iu kthye muzikantit: “Gango ne insta tregohet aaaa? Vdisni për pak famë, njerëz të vegjël.. Ai djali të vërtetën ka thënë krejt si japoneze.”

ME TE LEXUARAT