Rita Ora tregon dramën pas ndarjes nga Calvin Harris: Doja të vdisja!

Showbiz

rita-ora155555Kengetarja Rita Ora ka treguar se ndarja me Calvin Harris ishte kaq e dhimbshme aq sa ajo dëshironte të “zhytej në krevat dhe të vdiste”.

Gjate një interviste për revistën “Wonderland”, Ora tregoi edhe atë çfarë ka përjetuar pas ndarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në atë kohë... dëshiroja të rrija vetëm në krevat dhe të vdisja. Por arrita të dal nga ajo gjendje dhe tani jam gjallë. Në një farë mënyrë pash dritë në fund të tunelit dhe dëshiroj të ndryshoja komplet rrymën e albumit të ri”, tha Ora.

Harris ka punuar 4 këngë për albumin e dytë të Rita Orës por këto këngë nuk do të jenë pjesë albumit pasi çifti i dha fund lidhjes së tyre vitin e kaluar.

Ndërkohë, Rita është shfaqur e mrekullueshme në këtë revistë, për të cilën edhe ka pozuar, ndërkohë që është edhe në kopertinën e saj.

ME TE LEXUARAT