Rishikimi i marrëveshjes me Rapiskan hyn në fuqi pas dy javësh

Aktualitet

rapisRishikimi i koncesionit të skanimit në dogana me S2 Albania (Rapiskan) hyn në fuqi pas dy javësh, pasi sot ndryshimet u botuan në Fletoren Zyrtare. Ja të gjitha ndryshimet: Neni 1 Në nenin 2, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje: “5. Përjashtohen nga pagesat e tarifës së shërbimit të skanimit, të përcaktuara në pikat 1 e 2, të këtij neni, deklaratat doganore për:

a) mallrat e vendosura në regjimin e transitit, kur ky regjim përfundon në një zyrë doganore shqiptare për të marrë një destinacion tjetër doganor;

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

b) mallrat që dalin nga regjimi i magazinimit doganor drejt një destinacioni tjetër doganor, me përjashtim të rieksportit;

c) mallrat që hyjnë në magazinat e lira dhe, gjithashtu, mallrat që dalin nga magazinat e lira me procedurë rieksporti;

ç) asgjësimin e mallrave nën kontroll doganor;

shkatërrimin e mallrave pas regjimit të përpunimit aktiv me rimbursim;

shkatërrimin e mallrave që kanë qenë nën regjimin e përpunimit aktiv me pezullim;

shkatërrimin e mallrave pas regjimit të lejimit të përkohshëm me përjashtim të plotë;

shkatërrimin e mallrave pas regjimit të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm;

shkatërrimin e mallrave që kanë qenë në magazinim doganor;

sistemim situate, pas hyrjes së mallrave në magazinë të lirë; diferencën në matje;

diferencën në matje në magazinë të lirë; firot natyrore pas regjimit të përpunimit aktiv me rimbursim; firot natyrore ose teknike të mallrave që kanë qenë në regjimin e përpunimit aktiv me pezullim;

firot natyrore ose teknike të mallrave që kanë qenë në magazinim doganor;

firot natyrore ose teknike të mallrave që kanë qenë në magazinë të lirë;

d) mallrat që vendosen në qarkullim të lirë, pas vendosjes në regjimet doganore pezulluese;

dh) mallrat e importuara nën regjimin e përpunimit aktiv dhe produkteve kompensuese të dala prej tij (rieksport dhe destinacione të tjera, përveç hedhjes në qarkullim të lirë);

e) transferimet nga një regjim pezullues/ekonomik në tjetrin; ë) importet rastësore të mallrave me natyrë jotregtare (deklarata të thjeshtuara).”

Monitor

ME TE LEXUARAT