Rikonstruktohet monumenti i Pavarësisë, Veliaj: Përgjigje ndaj vandalizmit

Aktualitet

monumentoNë 103-vjetorin e ngritjes së flamurit në Tiranë, bashkia e kryeqytetit ka kryer homazhe në monumentin e Pavarësisë të vendosur tre vite më parë, e që prej disa kohësh ishte kthyer në një ngrehinë të shkatërruar.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj tha se rikonstruksioni i këtij monumenti është një përgjigje përgjigje qytetare ndaj vandalizmit.

“Ju e dini historinë e monumentit të Pavarësisë i porositur disa vite më parë i papaguar ndaj firmës austriake dhe arkitektëve. Ne nuk besojmë në ndërtimin e një shteti që jeton me mall të vjedhur po nuk besojmë në një qytet që vandalizon veprat publike, objektet ku ne përkujtojmë ata njerëz që kanë bërë për qytetin dhe shtetin tonë. Ndjehemi të fyer që Tirana që trashëguam para 100 ditësh ishte Tiranë që kishte kthyer në momente të tilla në ngjarje të pakëndshme. Jam për të thënë që ky angazhim i bashkisë së Tiranës, i gjithë familjarëve, është mënyra se si japim një përgjigje qytetare vandalizmit”, tha Veliaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha më tej se financat nuk mund të shpenzohen për roje, apo për rikonstruksione të objekteve të tilla që kushtojnë. Për këtë ai i kërkoi qytetarëve të sillen si kryeqytetas.

ME TE LEXUARAT