Rama në Samitin e Stambollit: Brenda 2018 sektori energjetik bëhet i vetfinancueshëm

Aktualitet

raKryeministri i Shqipërisë Edi Rama shoqëruar nga Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri ndodhen në Stamboll të Turqisë ku marrin pjesë në Samitin Ekonomik për Energjinë. Rama në fjalën para të pranishmëve deklaroi se reforma në sektorin energjetik në Shqipëri ka shpëtuar vendin nga kolapsi.

“Përgatitëm një plan veprimi shumë agresiv që kishte si qëllim krijimin e një sistemi energjetik të qëndrueshëm. Përpjekjet e qeverisë dhe mirëkuptimi i njerëzve kanë prodhuar një transformim spektakolar. Niveli i mbledhjes së të ardhurave është i lartë, ndëra niveli i humbjeve ka rënë”, u shpreh Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai këmbënguli se qëllimi mbetet transformimi i sistemit të energjisë nga barra më e rëndë në një vetfinancuar brenda vitit 2018. “Nuk ka krizë energjetike por ka vetëm krizë nga injoranca dhe rasti ynë është një provë”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT