Policia zbardh krimin: Si u vra Enton Nika dhe u plagos pronari i lokalit në Dajt

Aktualitet

vrasjaaaPolicia e Tiranës me anë të një deklarate sqaroi rrethanat e vrasjes së ndodhur pak pas mesditës së sotme në zonën e Linzës.

Sipas burimeve zyrtare, më datë 11.11.2015, në orën 14:10 minuta në Sallën Operative ka mbërritur një telefonate se, në fshatin e quajtur Linzë, në rrugën e Dajtit, në Restaurant me mbishkrimin “MURAGA”, ka persona te qëlluar me armë zjarri.

Burimet zyrtare thanë se menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor , si edhe Prokurori i gatshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne vendngjarje, nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Enton Nika vjeç 30, eshte qelluar me arme zjarri pistolete i cili me pas ka nderruar jete si edhe ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale I.Gaxheri(pronar i restaurantit) i cili dyshohet te jete goditur me qytën e pistoletës.

• Viktima, Etnon Nikaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë të mëparshëm penal

• I plagosur, shtetasi me iniciale I.Gaxheri, banues në Tiranë me precendentë të mëparshëm penal.

Policia theksoi se pas këtij veprimi autoret e dyshuar jane larguar nga ambjentet e restorantit me një automjet të dhëna të tjera nuk mund të jepen për arsye hetimi.

“Gjatë kqyrjes të vendit të ngjarjes janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 copë gëzhoje pistolete, si edhe është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike të kamerave që dispononte ky restaurant”, bëri me dije policia.

Sipas saj, nga ana e Policisë janë ngritur grupe të shumta kontrolli ku janë kryer një sërë kontrolle banesash dhe po punohet për zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar të kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT