Përplasje Shqipëri-Rusi për Kosovën në UNESCO

Kosovë&Rajon

shqiperi-rusiNë Paris po zhvillohet konferenca e përgjithshme e UNESCO-s, takim që po mbahet për të promovuar edukimin si edhe për të ndaluar rrjedhën e ekstremizmit të dhunshëm.

Teksa bota përballet me një kërcënim që nuk njeh kufij, anëtarët e UNESCO-s treguan angazhimin e tyre në përballimin e kësaj sfide duke cilësuar dijen dhe arsimin si “armën e duhur”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një vëmendje të madhe në këtë konferencë po merr edhe çështja e anëtarësimit të Kosovës, si anëtare me të drejta të plota. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka folur se si Kosova në UNESCO nuk është vetëm nevojë, por edhe e meritueshme.

“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, është jo vetëm i nevojshëm, por më se i merituar. Kosova me historinë, popullin, monumentet dhe kulturën e saj, ka ruajtur një pjesë të mozaikut kulturor të Ballkanit. Të gjithë shtetet e tjera të rajonit janë anëtare të UNESCO-s dhe do te ishte absurde, madje dhe qesharake, që një anëtar i familjes së Ballkanit të mos jetë edhe formalisht brënda organizatës më të madhe në aspektin e kulturës dhe arsimit, ndërkohë që Kosova është pjesë e saj prej lidhjes së saj organike dhe historike. Kultura nuk njeh kufij adiministrativë. Kultura nuk mbrohet duke përjashtuar Tjetrin, përkundrazi, ajo pasurohet nga shkëmbimi dhe përfshirja. Ky është thelbi i ekzistencës së UNESCO-s”,u shpreh Kumbaro.

Ndërkaq nga ana tjetër ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh kundër përdorimit të UNESCO-s si mjet për të legjitimuar, siç ka thënë, “shtetin e vetëshpallur të Kosovës”.

“Me gjithë vështirësitë e jetës politike ndërkombëtare, është e rëndësishme shmangja e politizimit ne aktivitetet e UNESCO-s, ku ne aktualisht jemi dëshmitarë në lidhje me përpjekjet për t'i hapur rrugën anëtarësimit të Kosovës, në shkelje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Lavrov.

Kundër deklaratave të Lavrovit, e për Kosovën në UNESCO janë shprehur miqtë perëndimorë të shtetit të ri. Kosova ka marrë një mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për anëtarësim drejt organizatës së OKB-së, UNESCO. Anthony Blinken, zëvendësi i sekretarit të Shtetit, John Kerry, ka thënë në konferencë në Paris, se ky anëtarësim për Republikën e Kosovës është i pashmangshëm.

“Kushtetuta e UNESCO-s është e qartë në këtë çështje, është një rrugë e pamohueshme për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”.Më 21 tetor, Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s e bëri një rekomandim për anëtarësimin Kosovës , por votimi për të dhënë verdiktin përfundimtar do të mbahet ditën e hënë.

ME TE LEXUARAT