Performanca e dobët, Rama shkarkon në pak minuta 3 nga drejtorët e departamenteve në dogana

Aktualitet

doganaKryeministri Edi Rama mësohet se ka shkarkuar nga detyra disa drejtorë të departamenteve në dogana, për shkak të bilancit negativ.

Sipas mediave afër PD-së mbledhja ka qenë e tensionuar dhe ka zgjatur fare pak minuta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Makina e kryeministrit ka hyrë rreth orës 7.55 minuta në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ku kryeministri ka qëndruar rreth 10 minuta, duke dalë prej andej në orën 08:07 minuta.

Rama nuk ka pranuar as të ulet dhe nuk ka lejuar të ulen as të pranishmit në mbledhje, përfshirë Ministrin e Financave Shkëlqim Cani dhe drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, Pranvera Fagu.

Mësohet se kryeministri ka deklaruar se performanca e doganave ka qenë një turp.

Disa nga të shkarkuarit janë Zamir Shtylla, Mirela Meko dhe Elidon Konomi.

Çdo muaj, tre kryetarët e doganave me performancën më të ulët do të ikin – mësohet të jetë shprehur kreu i qeverisë.

ME TE LEXUARAT