Peleshi: Progres-raporti tregoi se jemi në drejtimin e duhur

Politikë

peleshiZv.kryeministri Niko Peleshi, në një deklaratë për mediat të mbajtur paraditen e së martës ka thënë se, progres-raporti i këtij viti i KE tregoi se qeveria është në rrugën e duhur.

“Progres-raporti vlerëson ngritjen e komisionit parlamentar për reformën në drejtësi”, ka deklaruar Peleshi, i cili ka theksuar se, “një tjetër proces i vlerësuar në progres-raport është edhe reforma administrativo-territoriale”.

Numri dy i qeverisë ka shtuar më tej se, lufta kundër korrupsionit vazhdon të mbetet një prioritet i qeverisë, duke saktësuar se, “aktualisht kemi një strategji për ta luftuar”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjithashtu, raporti vlerëson se kuadri ligjor për të drejtat e njeriut është sipas standardeve”, ka nënvizuar Peleshi.

ME TE LEXUARAT