Obama: Liderët botërorë duhet të pajtohen për klimën

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

obbbPresidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se liderët duhet të jenë “në nivel të momentit”dhe t’i tregojnë botës se shtetet e ndajnë ndjenjën e përgjegjësisë për t’i luftuar ndryshimet klimatike.

Mëtutje, duke folur sot në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën në Paris, ku po marrin pjesë afro 150 shefa të shteteve dhe të qeverive të vendeve nga e gjithë bota, Obama ka theksuar se liderët duhet ta krijojnë një marrëveshje klimatike për ambicjet për “caqet e përditësuara rregullisht”.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara e kanë pranuar përgjegjësinë për të bërë diçka lidhur me ndryshimet klimatike, pasi është vendi i dytë në botë që emeton gazra të dëmshme, të cilat fajësohen se shkaktojnë nxehje globale.

Zoti Obama, po ashtu, tha se Shtetet e Bashkuara do të dedikojnë fonde të reja për t’i ndihmuar vendet që kanë probleme me ndikimet e ndryshimeve klimatike.

Sot më herët gjatë ditës, presidenti francez, Francois Hollande, e ka hapur samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën në Paris, duke u bërë thirrje liderëve botërorë që ta arrijnë një marrëveshje të fuqishme klimatike. rel

ME TE LEXUARAT