Ndotja e bregdetit në Durrës, prokuroria nis hetimin, dy anije të dyshuara

Aktualitet

ndotjaProkuroria shqiptare fillon hetimet per ndotjen alarmante te bregdetit te Durresit me hodrokarbure. Nga verifikimet e deritanishme mesohet se eshte arritur te identifikohen dy anije, që dyshohet se mund të kenë hedhur në ujërat shqiptare disa tonelata të vajit të djegur të motorrëve.

Kapiteneria e Portit të Durrësit kanë njoftuar Policin e Shtetit se nga verifikimi i lëvizjeve të anijeve në ujërat shqiptare kanë identifikuar dy anije të dyshimta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes te dyshuarave eshte një anije italiane që transportonte hidrokarbure dhe një tjetër që është ankoruar në portin e Malit të Zi, e që transportonte mallra të ndryshme.

Për të dy këto anije, është kërkuar nga portet përkatëse të verifikojnë depozitat e vajit të djegur të motorrëve, për të parë nëse janë të boshatisura.

Hetuesit dyshojnë se njëra prej këtyre dy anijeve, mund të ketë derdhur në ujërat shqiptare, disa milje larg bregut, tonelata të vajit të djegur të motorëve.

Për të saktësuar vendin dhe kohën e derdhjes, mësohet se prokuroria e Durrësit ka kërkuar ekspert të flotës detare të ushtrisë dhe kapitenerisë së Durrësit për të specifikuar sasinë e mundshme të derdhjes, vendin dhe kohën që i është dashur solucionit të hedhur në det të mbërri në bregun e plazhit të Durrësit.

ME TE LEXUARAT