Ministria e Mjedisit: Ndotja e Gjanicës nga rafineria e Ballshit, gjobitëm subjektin

Aktualitet

ministria e mjedisitMinistria e Mjedisit përmes institutit të saj ka deklaruar ditën e sotme se ndotja e lumit Gjanicë është kryer nga hidrokarburet e lëshuara nga rafineria e Ballshit. Sipas ministrisë, ndotja e lumit ka ndodhur rreth dy javë më parë ndërsa është marrë masë administrative pasi u ngrit grupi i punës që verifiko indotjen.

“U mor masa administrative gjobë rreth 5 milion lekë. Sot ndodhemi sërish në zonën ku ka ndodhur ndotja në lumin Gjanicë. Ngritëm grupin e punës për të verifikuar nëse ka vijuar derdhja e hidrokabureve. Nëse verifikohet ndotja do të pezullohet aktiviteti i subjektit”, thotë ministria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT