Meta në Dyseldorf: Reforma në drejtësi siguri për investimet e huaja

Politikë

metaaNë kuadër të vizitës në Dyseldorf, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi takime me komisionet parlamentare të çështjeve evropiane e ndërkombëtare dhe komisionit të ekonomisë së Landit të Westfalisë së Renit të Veriut.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, situata e sigurisë në rajon dhe Evropë, kriza e refugjatëve dhe fushat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, veçanërisht në fushën e teknologjisë, energjisë dhe arsimit profesional.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Z. Meta theksoi se reformat që Shqipëria ka ndërmarrë, veçanërisht reforma në drejtësi, do të krijojnë një klimë më të sigurt juridike për investimet e huaja dhe ftoi kompanitë e Landit të investojnë në Shqipëri, si një vend që ofron mundësi të mëdha.

Kryetari komisionit për çështjet evropiane dhe ndërkombëtare në Parlamentin e Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, z. Nicolaus  Kern në një prononcim për mediat pas takimit tha se Shqipëria ofron mundësi të mëdha për investitorët,sidomos në sektorin energjetik. Z. Kern theksoi se Shqipëria mund të përfitojë shumë nga përvoja që ka Gjermania në këtë sektor dhe se disa kompani gjermane janë të interesuara për të bashkëpunuar në sektorin energjetik.

“E pritëm me shumë kënaqësi vizitën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta. Ne patëm shkëmbime mendimesh lidhur me shanset që ekzistojnë për të bashkëpunuar midis dy vendeve dhe është e qartë se të dy vendet kanë anët e tyre të forta. Natyrisht Shqipëria është një vend i bukur dhe ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit, por punët janë me perspektiva është mirë edhe në drejtim të sektorit energjetik. Dhe përsa i përket Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, ne kemi një përvojë të mirë në sektorin energjetik dhe kjo është diçka pozitive. Ne jemi një Land ku prodhimi i energjisë nëpërmjet qymyrit luan një rol të rëndësishëm, por për momentin po krijojmë një ndryshim strukturor në këtë sektor, duke u përpjekur të gjejmë mundësi alternative për përfitimin e energjisë. Mendoj se Shqipëria mund të përfitojë shumë nga përvoja që ka Landi ynë në këtë sektor. Ne kemi shumë kompani që janë ndër më të mirat sa i përket sektorit energjetik dhe dëshirojmë një bashkëpunim të Shqipërisë me këto kompani në të ardhmen”, - tha z. Nicolaus Kern, i cili u shpreh i gatshëm për të vizituar Shqipërinë vitin e ardhshëm.

ME TE LEXUARAT