Letra e pastorit para vetëvrasjes: Isha bërë i varur nga pornografia

Soft

pastoriiiNjë varësi e pashmangshme nga pornografia që udhëhoqi pastorin në famullinë e Grattersdorf, një fshat në Bavari jo shumë larg nga Passau, i mori jetën.

Josef S. është emri i pastorit 59 vjeçar, i cili u gjet i vdekur javën e kaluar. Ishte ai vetë, në letrën e lamtumirës, që kishte kërkuar që gjatë varrimit të bëhej publike edhe arsyeja që e kishte shtyrë drejt vetëvrasjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Famullitari shkruante në letrën e tij të fundit se rrëshqitja e ngadalshme e tij në botën e pornografisë: orët e tij të gjata duke shfletuar në faqet e internetit të papërshtatshme për fëmijët, shkarkimin në hard diskun e kompjuterit e videove dhe fotove, paaftësia për t’i ikur asaj që dalëngadalë ishte kthyer në një varësi të vërtetë.

Për 59 vjeçarin, që kishte formim në studimet ligjore dhe teologjike, jeta e tij ishte kthyer në një mëkat i cili binte në kundërshtim me kushtet e dëlirësisë.

Siç është raportuar nga tabloid bavarez “Abendzeitung”, policia nuk ka gjetur asnjë “krim” në gjuthë jetën e pastorit, as nuk kishte pasur kurrë ankesa në lidhje me ngacmimet e tij.

ME TE LEXUARAT