Krasniqi: Tendencat e zhvillimeve ndërkombëtare dhe shqiptarët (1-5)

Kosovë&Rajon

halitNga Halit Krasniqi

Zhvillimet ndërkombëtare dhe shqiptarët

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lufta e parë botërore shqiptarët i zuri me një shtet të pa konsoliduar dhe pa i bërë as dy vjet moshë. Pas mbarimit të saj, viset shqiptare u bënë monedhë për kusuritje për të tjerët. Shqiptarët i lanë me një gjysmë shteti dhe me një mal problemesh, të cilat e penguan të zhvillohej, duke e zënë edhe lufta e dytë botërore pa ndonjë ndikim madje as në regjion. Edhe Lufta e dytë i solli zhgënjimin e radhës, edhe duke qenë shqiptarët në krahun e fituesve të luftës. Prapë viset shqiptare u bënë monedhë kusuritjeje.

Aktualisht nuk kemi luftë botërore të shpallur, por asnjëherë kaq shumë trandje në botë, nuk kemi pasur, pas luftës së dytë botërore. Sheshazi shihet se po bëhet konfigurim i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për herë të parë në historinë bashkëkohore, shqiptarët janë faktor në regjion. Të rreshtuar në krahun e fuqive botërore në një partneritet të sinqertë. Me mbështetjen e tyre kemi krijuar kaq favore për vendin në këtë pozicion. Kufijtë tanë me Serbinë dhe konfliktet me Serbinë, duket se janë vija të kuqe të këtij konfigurimi në marrëdhënie ndërkombëtare.

Prandaj, sot dhe nesër, nuk jemi vetëm ne shqiptarët në këtë konfrontim. Subjektet politike në Kosovë gjithnjë gjatë veprimeve të tyre duhet ta kenë parasysh se forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, ndihmon çështjen e pa zgjidhur të shqiptarëve. Kauza shqiptare ndihmohet dhe avansohet jo duke valëvitur në krah gjithnjë flamurin kuq e zi, por duke punuar në bashkëpunim me gjithë faktorët shqiptar dhe miqtë tanë, pa as një zhurmë, gjithnjë drejt synimeve shekullore. Gjithashtu këto synime nuk arrihen as duke mbajtur distinktivin e kuq me shqiponjën e zeze në gjoks nëpër rroba, duke bërë veprime gjithfarë që prapakthejnë dhe izolojnë Kosovën në rrugën e saj të trasuar me këtë kolorit të kaltër.

Duke arritur në cakun e saj të caktuar, Kosova deri sa e ka këtë përbërje, edhe me këtë dizajn që identifikohet momentalisht, kauza shqiptare do të jetë më afër zgjidhjes përfundimtare. Duke u përplasur në mes vete në Prishtinë se kush është më shqiptar, madje edhe pinjoll me origjina kolaboracioniste të ambalazhuar në kuqezi, Kosova, jo për Shkup e Tetovë, për Preshevë e Bujanovc, për Sanxhak e Plavë, për Guci e Ulqin, por as për këtë projekt nacional në finalizim, nuk do të kontribuoj. Duke u konfrontuar në mes vete në Prishtinë, ne jemi duke ju shërbyer projekteve të te tjerëve, jo kauzës shqiptare.

Pa Kosovën e konsoliduar në marrëdhënie ndërkombëtare, as Tirana nuk mund të avancojë në kauzën nacionale më shumë se që ka avansuar deri tani. Prandaj, kush dëshiron të shërbejë në drejtim të duhur të kauzës sonë, t'i kthehet bashkëpunimit në mes vete, kush dëshiron të realizojë skenar të huaj, le të vazhdojë me konflikte në mes nesh, në parlament e kudo ku flitet shqip, në sheshe të Prishtinës, kurdo që t'i tekët.

Nesër pjesa e dytë

ME TE LEXUARAT