Kosovë, 15 të dyshuar nën akuzë për trafik refugjatësh në BE

27
Kliko per me shume info

policia-kosoveProkuroria Speciale e Republikës së Kosovës thotë se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër 15 të pandehurve për “kontrabandim të migrantëve”, që paraqet vepër penale.

Në njoftimin e prokurorisë theksohet se të pandehurit, identiteti i të cilëve është dhënë vetëm me iniciale, “kanë vepruar në bashkëkryerje si anëtarë të grupit kriminal, me qëllim të përfitimit të drejtëpërdrejtë të dobisë financiare nga hyrja e paligjshme e shtetasve të Republikës së Kosovës në shtetet e tjera, ku nuk janë banorë të përhershëm”.

Kliko per me shume info

Prokuroria thekson se ata u kanë mundësuar personave të interesuar për migrim, “që të hyjnë në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian, pa i përfillur kushtet e domsdoshme ligjore”.

Tre të pandehur, po ashu, kanë mbajtur “në pronësi dhe posedim, armë ose pjesë të armës, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për armët, të cilat janë gjetur nga Policia e Kosovës, gjatë kontrollimit të shtëpive të tyre”.

“Aktakuza është ngritur nga një prokurore vendëse e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila i ka propozuar gjykatës, që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat e kryera penale dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në fund të njoftimit për media.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here