Këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën e PD për Valentina Leskajn

Politikë

keshilli-mandateveKëshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet mblidhet ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për përfundimin e mandatit të deputetes së Partisë Socialiste Valentina Leskaj. Kjo e fundit është e zgjedhur e mazhorancës por demokratët pretendojnë se djali i saj ka përfituar para nga tenderat publike, çka konsiderohet shkelje e ligjeve për konfliktin e interesit. Pavarësisht qëndrimit të Kuvendit, i takon Gjykatës Kushtetuese që të vendosë përfundimisht për këtë çështje. Ndërkaq, Kushtetuesja është duke shqyrtuar aktualisht çështjen e deputetit Koço Kokëdhima për të cilin Partia Demokratike ka bërë të njëjtën kërkesë.

ME TE LEXUARAT