Ja çfarë ndodh kur teshtijmë…

Soft

teshtitjaTeshtima “udhëton” shumë më larg seç mund të mendoni dhe bulëzat që çlirohen vijojnë të shpërndahen dhe të përhapen nëpër ambientin që na rrethon. Të dhënat vijnë nga një studim i realizuar nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts, SHBA. Shkencëtarët zbuluan se, kolla dhe teshtima janë shkaktaret kryesorë për përhapjen e viruseve.

Me anë të një video slo–mo (të ngadalësuar), studiuesit zbuluan se, bulëzat e çliruara nga procesi i teshtitjes janë më infektive nga sa mendohej. Ato mund të udhëtojnë 200 herë më larg kur bashkohen me ajrin dhe marrin formën e një reje. Sipas tyre, i gjithë ky proces bëhet edhe më i rrezikshëm kur çlirimi i teshtimës bashkohet me ajrin e kondicionuar. Sipas shkencëtarëve, ky zbulim ngre shqetësimin e përhapjes së sëmundjeve nëpërmjet sistemit të ajrimit nëpër ambientet e punës, etj. /tvklanal/

ME TE LEXUARAT