Gjykata amerikane: 40 vjet burg "terroristit" pakistanez

Bota

abid-naserNjë gjykatë amerikane ka dënuar një pakistanez me 40 vjet burg për komplotimin e sulmeve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropës.

Abid Naseer, 29 vjeçar u dënua nga një gjyqtar federal në New Jork.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në mars, një gjykatë federale e dënoi atë se ka bashkëpunuar me Al-Kaedën për të kryer sulme me bomba në Shtetet e Bashkuara, Britani, dhe Danimarkë.

Naseer u arrestua në Britani në vitin 2010 dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, në janar 2013.

Ai u akuzua se kishte planifikuar sulme në një qendër tregtare në Mançester, për të bombarduar sistemin e metrosë në New York, dhe komplote për të sulmuar një gazetë në Kopenhagë.

ME TE LEXUARAT