Gara e FRPD zhvendoset në Kukës, Strazimiri: Më 8 Dhjetor kundër mazhorancës

Politikë

kukesiTë rinjtë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës zhvilluan konventën për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Qindra të rinj mbushën sallën kryesore të qytetit të Kukësit dhe ndoqen debatin mes 3 kandidatëve Belind Këlliçi, Ervin Salianji, Orjela Nebijaj.

I ngarkuari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri falenderoi të rinjtë në sallë për mbështetjen që i japin demokratëve. Ai i ftoi ata të angazhohen në strukturat e forumit rinor dhe u bëri thirrje që në datën 8 Dhjetor të jenë në shesh të bashkuar kundër maxhorancës së inkriminuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nesër përballja zhvendoset në Elbasan ku mijëra të rinj do të votojnë për kreun e ardhshëm të Forumit Rinor.

ME TE LEXUARAT