Fotot e dy vajzave me rol kyc në grupin që shiste heroinë në Tiranë

Aktualitet

sonila-dinoshi-autora-licoDy femrat e arrestuara nga Policia e Tiranës, si pjesë e grupit të shitjes dhe shpërndarjes së heroines në Tiranë, dyshohet se kanë pasur rol kyç në grup.

Një fakt i tillë behet me dije nga Prokuroria, e cila ka hetuar rastin në bashkëpunim me Policinë e Tiranës. Të dyja ato mësohet se ishin në rolin e koordinatorëve të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Veç këtyre dy femrave, policia thotë se në grup është përfshirë edhe një femër tjetër roli i së cilës mendohet se është ai i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë dy viteve, grupi sipas policisë ka mundur të shpërndajë drogë me një vlerë prej rreth 900 mijë eurosh. Por, sipas hetuesve, grupi dyshohet se tashmë kishte arritur të xhironte deri në 7 milionë lekë të reja në muaj.

Hetimi i prokurorisë është bashkuar në një, pasi policia në mënyrë të herë pas hershme kishte referuar persona të ndryshëm që ishin kapur prej saj për shitje dhe shpërndarje të drogës, ndërsa ishin zbuluar të dhëna që provonin përfshirjen e tyre në një grup.

Heroina sigurohej nga Julian Bushati, që blinte 100-200 gramë çdo 5 ditë, ndërsa nuk dihet ende nga hetuesit shitësi i drogës tek Bushati. Ky i fundit e përpunonte heroinën në banesën të përshtatur si një minilabotator, duke e përzierë deri në tri masa të tjera.

Bushati pas përpunimit i dërgonte 100-150 gramë çdo ditë Sokol Kllapit dhe pjesën tjetër ua shpërndante personave të tjerë. Kllapi dhe Sonila Dinoshi, kishin marrë një apartament me qira, ku droga ndahej në 0.3 gram për çdo porcion duke bërë 200-250 doza që shitej me 1 mijë lekë të reja. Nga kjo punë ata fitonin 200-250 mijë lekë të reja duke fituar deri në 120 mijë lekë në ditë.

Hetimi nisi në muajin maj të këtij viti, pas arrestimit të Armando Muratit, që kishte blerë heroinë tek Julian Bushati. Sonila Dinoshi është dënuar edhe më parë, për shitje e shpërndarje të heroinës, ndërsa Aurora Liço, në vitin 2008, është kapur nga policia në doganën e Kapshticës, duke trafikuar heroinë, ndërsa edhe më parë ka qenë e arrestuar për shitje heroine.

ME TE LEXUARAT