Fotoja e “kamikazes” së Parisit u manipulua, gruaja në foto është gjallë

Soft

fotoNë ditët pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris, një foto e Nabila Bakkatha është përhapur në internet duke e keqidentifikuar atë si Hasna Ait Boulahcen, një grua që vdiq në një shpërthim të mërkurën e kaluar kur policia franceze sulmoi shtëpinë e saj në një bastisje kundër terrorizmit.

Bakkatha nuk ishte as edhe diku afër Francës, kur kjo bastisje kishte ndodhur. Një media e huaj ka zbuluar se ajo jeton në Marok, dhe se dëshiron të shpëtoj reputacionin e saj për ndonjë lidhje me terrorizmin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Unë nuk kam asnjë lidhje me Hasnan apo terrorizmin", tha Bakkatha për AJ +. "Lidhja ime e vetme është se fotot e mia ishin shitur për gazetarin që publikoi atë ... Gazetari nuk ka bërë ndonjë hulumtim. Ai botoi vetëm atë që ai mori".

"Fotografia është marrë nga mikja ime, e cila ia shiti atë një gazetari francez pas sulmeve Parisit", ka shtuar ajo në një intervistë për CNN.

ME TE LEXUARAT