Fjalimi “bombë” i Donald Lu: Ja kriminelët që bredhin të lirë në Shqipëri

Kliko per me shume info

donald-lu15Një fjalim bombë, qe as zyrtaret e shtetit shqiptar nuk kane kurajen ta mbajne. Ambasadori amerikan ne Tirane, Donald Lu, sot u ndal tek autorë të krimeve të rënda që ecin lirisht në rrugë çdo ditë si: Arben Frroku, Emiljano Shullazi dhe Sokol Mjacaj.

“Javën e shkuar pyeta kush i trembet më shumë kësaj reforme. Thashë se shumë zyrtarë të qeverisë dhe gjyqësorit i

Kliko per me shume info

tremben asaj. Personat e tjerë që duhet t`ia kenë frikën janë kriminelët, autorë të krimeve të rënda që ecin lirisht në rrugë çdo ditë. Persona si Arben Frroku që vrau një shef policie por që në mënyrë të mistershme u lejua të largohej nga vendi deri sa ishte në pritje të apelit në gjykatë. Persona si trafikanti i dënuar për drogë Emiljano Shullazi që haptazi është akuzuar nga media për trafikim të vazhdueshëm të narkotikëve dhe vrasje, por nuk është çuar përpara drejtësisë. Dhe persona si Mjacaj I cili u dënua për vrasjen e një djali 13 vjeçar por që më herët u lirua në mënyrë të dyshimtë nga burg dhe më pas vrau një çift çek. Këta janë personat që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie që funksionon”, tha ambasadori amerikan ne Tirane.

LU, theksoi se “populli shqiptar kërkon një sistem që largon nga rruga kriminelët autorët e krimeve të rënda dhe i fut ata në burg ku e kanë vendin”.

“Eksperët amerikanë dhe europianë kan punuar shumë për të hartuar një paketë reforme që do të rezultojë më shumë ndjekje penale të krimeve të rënda. Ekspertët ndërkombëtarë kanë pasur parasysh 4 qëllime

“1- Adresimi i korrupsionit dhe ndikimi politik

2- Të parandalojnë gjykatësit e prokurorët të mbrojnë gjykatësit e prokurorët e korruptuar dhe të paaftë

3- Të shmanget kapja politike nga cilado parti

4 -Të sigurohet që sistemi i ri është në përputhje me standardet ndërkombëtare

“Unë besoj se kjo refomë do të përmbushë këto 4 qëllime”

Mos u trembni nga shefa të pafytyrë, mos përsërisni verbtazi çfarë ju thonë”, theksoi diplomati amerikan,

Në vazhdim të konsultimeve publike me grupin e ekspertëve dhe prokurorëve ambasadori i SHBA-së Donald Lu inkurajoi ekspertët dhe prokurorët të angazhohen seriozisht dhe të mos tremben nga shefat e pafytyrë të cilët i kërkojnë të thonë atë që duhet ose më keq çfarë nuk duhet të thonë, si në komunizëm

“Kam kuptuar se disa personave mund tu jetë thënë prej shefave të tyre se çfarë duhet të thonë ose më keq akoma, çfarë muk duhet të thonë. Nëse kjo është e vërtetë më kujton më shumë të shkuarën komuniste sesa të ardhmen demokratike.  Qëllimi i këtyre tryezave është të dëgjojmë nga publiku përfshi dhe bashkësinë e prokurorëve, për këto reforma. Ky është sistemi juaj i drejtësisë. Kini kurajon të flisni atë që mendoni ju dhe mos përsërisni verbtazi çfarëdogjëje që ju kanë thënë të thoni. Mos u trembi nga këta të pafytyrë”, theksoi Lu.

Ai theksoi se shpreson shume që si rezultat i reformës në drejtësi se Shqipëria të jetë një vend më e sigurtë. “Më shumë kriminelë në burgje dhe më pak njerëz në gjëndje të manipulojnë gjykatësit e prokurorët”, theksoi diplomati i SHBA.

7 COMMENTS

  1. Z. Donald, permend peshqit e vegjel, po emrat e PESHKAQENEVE pse nuk i ze ne goje? Ishte ish ambasadori amerikan, z. Arvizu, ai qe in jetoi ngjarjet e dhimbshme qe kaloi populli yne kur sundoi saliu. Nuk ma do mendja qe nuk keni dijeni per 4 te vraret ne mes te bulevardit me 21 janar, dhe per 26 te vrare ne Gerdec. Ishin njerez edhe ata, apo jo? Edhe pse nuk kishin poste drejtuese. Dhe VRASESIT i ke jo vetem te lire, po edhe ne parlament …., ulurin sala se “i dhemb” shume ekonomia dhe drejtesia shqiptare, bredh i lire i biri, VRASESI qe vrau 26 veta ne Gerdec. Po keta perse nuk i permendni? Po Olldashin kush e vrau? Po Remzi Hoxhen kush e vrau? Jo per gje, po m.q.s e nise me listen E KRIMINELAVE, vere ne krye te asaj liste KRYEKRIMINELAT n.q.s vertete do te besh drejtesi. RESPEKTE !!!!

    • or tokesor po qenke fare mo i shkrete,,per ke u be 21 janari mor???? ku e ke sot ate mor???Ai sot ben ligjin ne shqiperi or,,,,,,E ka fjalen per shullazin trimin e Rilindjes i ke me fakte e foto o shoku,,,,,dhe shoku yt tahiri nuk e ka hedhur ne gjq akoma opoziten per telefonaten qe i zbuloi guardia di finanza (gjoja per thashetheme ) or ….

      • ore te placin te dy dhe jo njeri, 21 janari eshte corba e saliut, nje truthare si ty do t’ja faturoje Tahirit? Garden Tahiri e drejtonte more sojsez? Per c’fare do ta hedhi ne gjyq opoziten me pare? Po Gerdecin kush e beri? Apo nuk po te vjen zeri?

    • o goni gjoni keshtu jane ndare mileti, puna eshte se une nuk shkoj pas nje PERVERSI dhe te CMENDURI si shkon ti. Keshtu QORRI del ti ne kete mes qe te kane plasur dhe nuk di te zgjedhesh. Sa per bravo-t, bravo pac dhe plac me gjithe saliun !!!!

  2. Zoti Donald Lu ke harruar te permendesh “peshkaqenin’ qe ka “ngrene” shume njerez ne 1997-en, 26 njerez ne Gerdec , kater ne bulevard etj. Te gjithe keta te pafajsherm.

    • ,….., dhe Olldashin, dhe Remzi Hoxhen, shqiptarin nga Maqedonia, dhe Azem Hajdarin, dhe shume kosovare se bashkepunoi me fazllicin dhe milloshevicin, KAFSHA…..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.