Dështon anëtarësimi, Kosova jashtë UNESCO-s për tre vota

Aktualitet

kosova-ne-unescoKëshilli i UNESCO-s nuk ka miratuar kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Pavarësisht se Kosova morri 92 vota pro, ajo nuk mundi të miratohej vetëm për tre vota, pasi duhej 2/3 e votave, pra 95.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët këshilli i UNESCO-s votoi kundër kërkesës së Serbisë për të shtyrë kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion, me 89 vota kundër kësaj kërkese, 59 pro dhe 22 abstenim.

Në debatin mbi kërkesën serbe u duk qartë ndarja lindje-perëndim. Fuqitë e Mëdha kanë mbështetur kërkesën kosovare për anëtarësim, ndërsa Rusia është shprehur në mbështetje të Serbisë.

ME TE LEXUARAT