Blushi: Kush i futi kriminelët në Parlament?! Nuk pastrohet lumi me lumenj të pistë

Aktualitet

blushi-kuvendDeputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi në seancën parlamentare ku po diskutohet për projektligjin mbi dekriminalizimin deklaroi se do të donte të mos ishte futur në këtë parlament dhe nuk do donte që ky Kuvend të votonte një ligj kundër vetes. “Njerëz me të shkuar kriminale na detyruar në vijmë në këtë ditë dhe ata do të votojnë kundër vetes. Nëse nuk do të ishte për presionin ndërkombëtar, ky ligj nuk do të votohej as sot. Kush i futi në parlament për çfarë arsyesh? Na duhet të kërkojmë një ndjesë, se ata ju imponuan me forcë partive tona dhe kjo damkë nuk do t'i ndahet këtij Kuvendi për shumë dekada”, u shpreh Blushi.

Sipas tij, përgjegjësia është vetëm personale e atyre që i sollën në Kuvend, i lyen me buzëkuq i bënë make-up politik për të na detyruar ta pranojmë këtë shëmti si normë politike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne i themi të rinjve të Shqipërisë mos përdorni mendjen, por muskujt, vrisni, vidhni, trafikoni, përdorni drogë, se kjo është mënyra më efikase për të marrë një post publik dhe ndoshta edhe për të ardhur në parlament. Kemi krijuar një model të cilin sot do ta ndëshkojmë me vote”, insistoi Blushi.

Në vlerësimin e Blushit, ky ligj do vazhdojë të jetë i paplotë dhe i pazbatueshëm për sa kohë që burimet e kësaj shëmtie nuk ka gjasa të rregullohen.

“S'mund të pretendosh që një lum të jetë i pastër kur përrenjtë janë pis. Partitë tona janë përrenjtë e këtij parlamenti. Nuk është shoqëria, nuk është Shqipëria, por partitë politike që furnizojnë parlamentin sot. Përsa kohë nuk janë demokratike, nuk votohen, nuk zgjedhin dhe nuk zgjidhen, mbushen me parregullsi, sigurisht këtu do të vijën të fortit, se partitë nuk janë fare demokratike. Me votën e njerëzve të thjeshtë të inkriminuarit nuk mund të vinin këtu”, këmbënguli Blushi.

 

ME TE LEXUARAT