Bien temperaturat, borë në disa zona të Shqipërisë

Aktualitet

boreeJug-lindja e vendit i është rikthyer të ftohtit dhe temperaturave të ulëta. Paraditen e së mërkurës reshje bore janë rregjistruar në zonat malore, të cilat kanë kaluar trashësinë e 20 cm në zonat më të larta.

Si rrjedhojë e rreshjeve, edhe njëherë qytetarët e Korçës i janë kthyer veshjes së tyre dimërore dhe çadrave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të dhënave, në gjithë qarkun bora nuk ka krijuar probleme në akset rrugore, pasi ajo ka rënë vetëm në lartësinë mbi 100 m, ndërsa temperaturat kanë rënë.

Trashësia maksimale e borës ka arritur në malin e Gramozit, ku janë regjistruar 20 cm borë, ndërsa më pak rreshje ka pasur në zonat e tjera ku trashësia ka arritur rreth 6 cm.

Pavarësisht fenomenit të zakonshëm për stinën, situata në akset dhe rrugët e gjithë qarkut raportohet normale.tch

ME TE LEXUARAT