Avionët e SHBA dhe Rusisë komunikojnë mes tyre në qiellin e Sirisë

Bota

avion-shba-rusiAmerikanët dhe rusët testuan me sukses procedurën që i mundëson pilotëve të tyre që operojnë në qiellin sirian të komunikojnë drejtpërdrejtë për të evituar incidentet, njoftoi sot Pentagoni.

“Një avion luftarak amerikan zhvilloi sot një test komunikimi të planifikuar me një avion luftarak rus në qiellin sirian”, njoftoi kapiteni Jeff Davis, zëdhënës i Pentagonit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo procedurë hyn në kuadrin e marrëveshjes së nënshkruar më 20 tetor nga Moska dhe Uashingtoni për të evituar incidente mes avionëve të tyre luftarakë në mision në Siri.

ME TE LEXUARAT