Tentativë grabitje në "Rrugën e Kombit", flet pronari i autobusit nga Kosova

Aktualitet

Shoferi i autobusit nga Kosova per te cilin u raportua se u tentua te grabitej ne rrugen e Kombit, ka thene se gjithcka ka qene nje keqkuptim.

“Nuk është e vërtetë ajo që po shkruhet nëpër media. Nuk ka pasur asnjë tentim për grabitje prandaj nuk duhet përhapur dezinformata. Një vozitës i veturës, e kishte të dashurën pasagjere në autobusin tonë, prandaj ai ka tentuar herë pas here të na tejkalojë”, thotë ai per express.

Ndryshe, përkundër faktit se pronari e cilëson këtë si një “shaka”, mediat shqiptare kanë raportuar se në mesin e pasagjerëve është krijuar panik i madh.

policia15Rikthehen tentativat per grabitjen e mjeteve qe kalojne ne rrugen e Kombit. Pasagjerët e një autobusi që udhëtonte nga Prishtina në Tiranë, kanë kaluar momente paniku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata thane se dy makina, brenda të cilave udhëtonin disa persona i kanë provokuar gjatë një pjesë rruge sapo kanë dalë nga Tuneli i Kalimashit.

Nje pasagjer ka thene se makinat e provokonin herë pas here autobusin për ta ndalur, por drejtuesi i tij ka vijuar rrugën deri në pikën më të afërt të karburantit.

Gjatë kësaj kohe ata kanë denoncuar ngjarjen pranë policisë së Kukësit, një patrullë e të cilës ka ndaluar njërin prejmjeteve të dyshuara.

Policia e Kukësit njoftoi se personat brenda makinës kanë thënë se nuk kishin në plan të grabisnin, por kanë pranuar se kanë bërë një shaka me drejtuesin e mjetit, pasi po vinin drejt Tiranës “për qejf” siç janë shprehur paraprakisht.

Autobusi ka vijuar normalisht udhëtimin për në Tiranë por policia e Kukësit konfirmon se po kryen procedurat hetimore ne lidhje me zbardhjen e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT