Arrestohet shqiptari, përdhunoi gjermanen në banjon e trenit

Aktualitet

treniiiiNjë shtetas shqiptar është arrestuar në Thuringen, Gjermani pasi akuzohet për përdhunimin e një gruaje 54-vjeçare.

Media lokale “Insuedthueringen de” shkruan se ngjarja ka ndodhur në trentin e linjës Erfurt-Gottingen ku një grua është përdhunuar në tualet nga një shqiptar 29-vjeçar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gruaja ka dëshmuar se ngjarja ka ndodhur në momentin që ajo kishte shkuar në tualetin e trenit për të kryer nevojat personale. Gjykata e Qarkut ka lëshuar urdhërarrestin për shqiptarin, i cili aktualisht është në burg. Hetimet janë në duart e prokurorisë në Erfurt.

ME TE LEXUARAT