Almeda Abazi merr 20 mijë euro për të prezantuar me Ardit Gjebrean

Showbiz

almeidaIsh­Miss Shqipëria, Almeda Abazi, e cila ka ndër tuar një karrierë të suksesshme në Turqi, do të kthehet në Tiranë për të prezantuar “Këngën Magjike” bashkë me Ardit Gjebrenë fundjavën e ardhshme. Abazi do të jetë në krah të shoëmanit shqiptar, Ardit Gjebrea në tre netët finale të “Kënga Magjike 2015”. Lajmin e ka dhënë vetë producenti i këtij festivali nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Pjesëmarrjen në “Kënga Magjike” e ka konfirmuar edhe vetë Almeda Abazi po nëpërmjet një postimi në “Instagram”. “Kam kënaqësinë të prezantoj krah Ardit Gjebreas, “Këngën Magjike”, shkruan ajo. Bukuroshja shqiptare është kthyer në një sensacion në shoëbizzin turk, shkruan “Bluetooth”. Pas pjesëmarrjes në “Dancing ëith the Stars” ku u rendit e treta, ajo ka qenë pjesë edhe në serialin turk “Sulejman i Madhërishëm” në rolin e Valerias. 23–vjeçarja Abazi ka qenë disa herë në kopertinën e revistave më të famshme turke. Ndërsa në Shqipëri ajo njihet si modele dhe “Miss Shqipëria 2008”. Të gjithë po presim rikthimin e bukuroshes në skenën shqiptare. E natyrisht që kur bëhet fjalë për një personazh kaq të famshëm, i gjithë kurioziteti është tek shuma që Almeda do të marrë për të qenë në Tiranë përgjatë mbrëmjeve të “Këngës Magjike”. “Bluetooth” shkruan se: Burime pranë këtij spektakli na kanë rrëfyer se bukuroshja shqiptare do të paguhet 20 mijë euro për të qenë në Pallatin e Kongreseve fundjavën e ardhshme. Revista who

ME TE LEXUARAT