ALBtelecom prezanton pikat kryesore të sigurisë së informacionit në Forumin CIS

Teknologji

albtelecom-security-informationCIS (Certification & Information Security Services GmbH) ka organizuar në Tiranë dhe në Prishtinë Forumin e Sigurisë së informacionit për këtë vit. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga Maqedonia. Zyra Shqiptare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e Agjencitë e të Dhënave Personale nga rajoni ishin pjesë e këtij forumi. Tema kryesore për këtë vit ishte “Sigurimi i të dhënave personale dhe informacionit në Cloud”.Znj. Ida Behari, Menaxhere e Ekipit të Performancës së Korporatës dhe Projekteve në ALBtelecom, ka dhënë informacion të gjerë mbi sigurinë e informacionit në ALBtelecom dhe në sektorin e Telekomunikacionit në përgjithësi.

Teknologjia dhe Shërbimet e ALBtelecom, sfidat dhe kërkesat e tregut për Sigurinë e Informacionit, implementimi dhe zbatimi i sistemeve të sigurisë në ALBtelecom etj. ishin disa nga temat që u trajtuan. Bashkë me panoramën e vlerave që ALBtelecom përfaqëson, u dhanë detaje mbi larmishmërinë e shërbimeve që ALBtelecom ofron si psh: rrjetin e gjerë me fibra optike të ALBtelecom dhe fibrat nënujore; përdorimi i këtij rrjeti nga operatorë të tjerë të shërbimit të internetit (ISP); shkalla e penetrimit të Eagle Mobile me 2G, 3G dhe 4G; Data Center për shërbimet Cloud dhe shërbimet e menaxhuara, shërbimin Wi-Fi të instaluar në 240 pikat më të rëndësishme në Shqipëri, etj.

Duke vlerësuar tregun në Shqipëri, u theksua rëndësia e shërbimeve moderne të telekomunikacionit për të gjithë sektorët jetikë të një shteti, si për biznesin ashtu dhe për institucionet dhe individët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa nga sfidat e sektorit të telekomunikacionit në vend janë konkurrenca e fortë me 4 operatorë dhe fakti që janë vetëm 3.2 milionë përdorues; nevoja gjithnjë e në rritje për shërbime telekomunikacioni në një vend me popullsi mjaft të re; si dhe kërkesa e vazhdueshme për produkte dhe shërbime të reja.

Këto sfida të sektorit shoqërohen me një ndërthurje të rritjes së fokusit mbi sigurinë e informacionit nga qeveria shqiptare , Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) si dhe nga agjencitë përkatëse duke përmirësuar legjislacionin aktual mbi sigurinë e informacionit si një masë e nevojshme për sigurinë kombëtare si dhe duke e përshtatur me direktivat përkatëse të Bashkimit Europian.

Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS - Information Security Management System) i implementuar në ALBtelecom mbulon  të gjitha aktivitetet e biznesit të telekomunikacionit të ofruara nga kjo kompani.

Paralelisht dhe Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë (QMS- Quality Management System) ndërthuret me ISMS ne formën e  një Sistemi të Menaxhimit të Integruar (ISMS dhe QMS).  Gjithë dokumentacioni, dhe proceset e punës të  Sistemeve të Menaxhimit të implementuara në ALBtelecom bëhen sipas kërkesave të  ISO 9001 (Standarti mbi Menaxhimin e Cilësisë) dhe të ISO 27001 (Standarti për Menaxhimin e Sigurisë së Informacionit).

Kjo sjell përmirësime të vazhdueshme në mbështetje të menaxhimit, sigurisë së të dhënave të klientëve dhe komunikimin e saj efektiv për kompaninë. Elementi njerëzor ndërgjegjësimi dhe trajnimi i punonjësit; Një proces i mirë raportimi zgjidh incidentet dhe nxit mësimin nga incidentet; Menaxhon efektivisht kërcënimet aktuale dhe informon për rreziqet dhe kërcënimet e reja.

Qëllimi i dy forumeve ishte të sillte ekspertizën globale në rajon, për të rritur ndërgjegjësimin për përfitimet e zbatimit të ISMS (Sistemit Informativ të Menaxhimit të Sigurisë), çertifikimin sipas ISO 27001 për sigurinë e informacionit dhe në të njëjtën kohë për të ndarë përvojën e sektorëve të ndryshëm (telekomunikacioni, financiare, bankare, etj)  të rajonit rreth sigurisë së informacionit që aplikohet.

Në Forume ishin prezentë klientë të CIS GmbH në Shqipëri dhe Kosovë, Zyrat për mbrojtjen e të dhënave personale nga të dy vendet, s dhe menaxherë të sigurisë së rrezikut dhe informacionit nga sektorë të ndryshëm të biznesit nga dy vendet.

ME TE LEXUARAT