Alarm për bombë në Qendrën Universitare në Kosovë

Kosovë&Rajon

qkkNë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës QKUK, janë vërejtur disa mjete të dyshimta për të cilat është njoftuar Policia e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi në QKUK Shpend Fazliu. “Punëtorët teknikë, të cilët po kryenin instalimin e disa kabllove brenda objektit ku është e vendosur administrata e Qendrës Klinike Universitare, kanë vërejtur disa mjete të dyshimta, për të cilat menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës". Policia e Kosovës ka kërkuar që të evakuohen punëtorët e administratës nga ajo pjesë. Policia e Kosovës, thotë Fazliu, është në vendin e ngjarjes dhe pritet që të përfundojë ekzaminimet e nevojshme dhe të dilet me rezultate konkrete, se për çfarë po bëhet fjalë.

ME TE LEXUARAT