Aksioni në Tiranë, dy të arrestuar me 12 kilogramë drogë

Aktualitet

droga-tiraneSekuestrohen 12 kilograme droge ne Tirane. Kapja e lendes narkotike ku be gjate nje aksioni ku jane kapur në flagrancë dy persona për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lënëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Policia e Tiranes njoftoi se jane sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva” dhe një automjet tip "Golf".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet zyrtare thane se më datë 26.11.2015, nga ana e Seksionit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Policisë Tiranë, u realizua me sukses operacioni i mirëorganizuar antidrogë.

Mbi bazën e informacioneve për prodhim ,transportim, tregtim të lëndëve narkotike, mbrëmjen e sotme u arrit të goditej dhe arrestohen në flagrancë shtetasit:

• Olger Myrtezai, 30 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Korçë .

• Sokol Durmishllari, 27 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues Korçë.

Këta shtetas ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre tip “Golf” me ngjyrë të zezë AA 805 AM ,nga qyteti Korcës në drejtim të Tiranës dhe në zonën e Yzberishtit janë kapur në flagrancë nga Policia.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tyre u gjet dhe sekuestrua 12 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”, thuhet me tej nga burimet e policise.

Sipas saj, materialet proceduariale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësot Tiranë, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lënëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

ME TE LEXUARAT