Aksidenti në Kukës, vdes vjehrri, plagoset dhëndërri

Aktualitet

makina-kukesNjë aksident automobilistik i ka marrë jetën drejtuesit të një automjeti dhe ka plagosur pasagjerin e tij. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Kukës – Morinë, në vendin e quajtur Kodra e Hazirve, ku automjeti tip Land Rover me targë 07594 ka rrëshqitur nga traseja e rrugës duke rënë në humnerë.

Shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilat ka qenë duke udhëtuar automjeti, pas të cilit ka humbur jetën drejtuesi Hysen Isufi 60 vjec dhe është plagosur dhëndrri i tij Azem Hoxhaj 54 vjec.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë dërguar në spitalin e Kukësit dy të plagosurit, por që njëri prej tyre nuk arriti të shpëtonte për shkak të plagëve të marra.

Në momentin e aksidentit ka qenë duke rënë shi i dendur, ndërkohë që ekspertët janë duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve që cuan në këtë aksident me një të vdekur e një të plagosur.

ME TE LEXUARAT