Aksident në Korcë, shoferi përplas për vdekje 70-vjecaren

Aktualitet

policia_korce14Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjecarje është regjistruar mbrëmjen e së martës në qytetin e Korçës.

Policia njofton se një grua e moshuar, kalimtare e rastit, ka mbetur viktimë e aksidentit automobilistik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

70 vjeçarja, është përplasur nga një automjet, teksa po kalonte rrugën në unazën e qytetit të Korcës.

Pas aksidentit automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë gruan e pajetë në mes të rrugës. Kalimtarë të rastit kanë njoftuar menjëhere policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por pavarësisht përpjekjeve, ende nuk është bërë e mundur identifikimi i viktimës.

Nga ana tjetër, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes, autori ka mundur t’i shpëtojë policisë, duke mbetur edhe ai i paidentifikuar. E moshuara është transportuar në morgun e Korçës, në pritje për t’u identifikuar.

ME TE LEXUARAT