Ahmeti: Ky është shtet policor

Kosovë&Rajon

ahmKryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i vendosur se nuk do të tolerojnë asnjë moment në lidhje me dy marrëveshjet.

Ai është shprehur se ‘nëse qeveria vazhdon me marrëveshjet, atëherë i duhet të arrestojë të gjithë deputetet”.

“Janë arrestuar mbi 90 aktivistë të VV. Ky është një shtet policor, dhe policët janë këtu pa idenë se për çfarë po qëndrojnë. Ky është një 28 nëntor më i dhimbshëm për të gjithë shqiptarët. Mbrëmë u publikua një sondazh, dhe shumica absoluta në Kosovë gati 70 % janë kundër marrëveshjeve. Le ta çojnë këtë dokument në referendum dhe ta shohin çfarë mëbshtetje ka. Ata duhet ta mendojnë që ka një kosto politike, thjesht duam që ata të reflektojnë për këto marrëveshje", tha Ahmeti mbrëmë për Ora news.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ne nuk duam që Kosovë të ketë ndarje etnike, duam ti heqim ato nenet diskriminuese, ne nuk do të pranojmë çështje që mbjellin pabarazi. Deputetet e këtyre subjekeve do të vazhdojnë edhe sikur të arrestohen të gjithë deputetët..."

"Tri subjektet e kanë bërë të qartë, nëse vazhdojnë me këto marrëveshje atëherë duhet të arrestojnë të gjithë deputetët. Këto marrëveshje nuk kanë përkrahje dhe ne do të insistojmë që këto marrëveshje mos kalojnë. Jemi goditur edhe më shufra gome, duke më përfshirë edhe mua”, është shprehur ai.

ME TE LEXUARAT