Afrikë e Jugut, rasti i Oscar Pistorius shkon në Apel

Bota

pistoriusProkurorët afrikano-jugorë kanë nisur një procesi apelimi për të vendosur nëse atleti Oscar Pistorius duhet të dënohet për “vrasje” në vend të “vrasjes së qëllimshme”.

Kampioni paraolimpik u lirua nga burgu muajin e kaluar pasi shleu 1 nga 5 vite burg për vrasjen e partneres së tij Reeva Steenkamp.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

28-vjecari e qëlloi atë nga jashtë tualetit të banesës së tyre në vitin 2013, por insiston në qëndrimmin se e kishte ngatërruar atë me një hajdut.

Ai mund të dërgohet sërish në burg nëse apeli vendos të rrëzojë vendimin e mëparshëm. Aktualisht ai ndodhet në arrest shtëpie dhe nuk po merr pjesë në procesin që po zhvillohet në Gjykatën Supreme të Afrikës së Jugut.

Prokurori Gerrie Nel ka nënvizuar se akuza në këtë rast duhet të kalojë nga “vrasje” në “vrasje të qëllimshme” ose “masakër”.

ME TE LEXUARAT