29 Nëntori, Krerët e Shtetit parakalojnë para monumentit “Nënë Shqipëri”

Aktualitet

homazhe varrezaKrerët më të lartë të Shtetit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, ministra dhe krerë institucionesh kushtetuese u shfaqën sot në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit për të nderuar të rënët në luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në këtë formë, nderohet data 29 Nëntor që përkon edhe me Çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesi. Krerët e shtetit parakaluan dhe vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” ndërsa vlerësuan kontributin e heronjve të luftës çlirimtare.

ME TE LEXUARAT