28 nëntori, Flamuri Kuq e Zi ngrihet në Australi

Aktualitet

flamuri-australiFesta për 28 Nëntorin ka nisur më herët, madje në Australinë e largët. Në sheshin kryesor të Melbournit është ngritur flamuri kombëtar.

“Në mëngjes të ditës së sotme, 28 Nëntor 2015, së bashku me udhëheqjen dhe shumë anëtarë të Komunitetit Shqiptar, nga të gjitha viset shqiptare, e ngritëm flamurin tonë kombëtar në Sheshin Kryesor të Melbournit - Federation Square. Ai do të valojë gjatë gjithë ditës së sotme për nder të historisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar”, ka thënë ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mijëra australianë do të kalojnë pranë flamurit tonë. Miqësia e popullit shqiptar me popullin e Australisë i ka rrënjët në vlerat e përbashkëta që përfaqësojnë popujt tanë”, ka shtuar më tej Kiçmari teksa ka uruar shqiptarët për këtë festë.

ME TE LEXUARAT