Zbardhet vrasja e Luigj Gjergjit në Shkodër, një i arrestuar, tjetri në kërkim

Aktualitet

polici-shkoderZbardhet vrasja e ndodhur nje dite me pare ne Shkoder. Policia ka thene se eshte arritur te arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim, te dyshuar si autore  të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim".

Sipas burimeve zyrtare mesohet se nga Sektori i Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, u bë ndalimi i shtetasitAkil  Gradeci, vjeç 24, banues në Fshati Shkjezë, Bashkia Vau Dejës Shkodër.

Po keshtu policia ben me dije se u bë shpallja në kërkim e shtetasit Eduart Hulej, vjeç 32, banues në Fshatin Plezhë, Bashkia Vau Dejës, Shkodër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka deklaruar se këta shtetas  dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Luigj  Gjergji, vjeç 24, banues në Fshatin Pistull, Bashkia Vau Dejës, Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur me datën 09.10.2015, rreth orës 02.10, pranë vendit të qujtur  Karburant « Palushaj », në aksin rrugor  Vau Dejës – Bushat Shkodër.

Pas hetimeve te para sipas policise, materialet i kaluan  Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale të « Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim ».

ME TE LEXUARAT